Një shqiptar ka vdekur në një aksident në Itali.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e para të së shtunës, në rrugën Saronno-Monza.
Raportohet se viktima është 22-vjeçari Arnold Selishta, nga Mamurrasi.
Vetura e tipit “Range Rover” e ka humbur kontrollin duke u përplasur në rrethrrotullim via Monte Bianco.
Sipas mediave italiane në veturë ndodheshin tre persona, të moshës 18, 22 dhe 23 vjeçare.
Në vendin e ngjarjes shkuan ambulancat dhe zjarrfikësit të cilët nxorën nga mjeti të rinjtë dhe më pas u dërguan në spital, por që nuk arriti t’ju mbijetojë plagëve të marra.