Janë lënduar pesë persona si pasojë i një aksidenti në fshatin Gllarevë të Klinës.
Lajmin për teve1.info, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, derisa bëri të ditur se në aksident ishin të përfshira dy vetura, përcjell teve1.info.
“Rreth orës 18:52, policia ka pranuar informatën se në fshatin Gllarevë ka ndodhur një aksident mes dy veturave. Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Fillimisht janë dërguar për trajtim në QKMF në Klinë e më pas edhe në spitalin rajonal në Pejë. Katër persona janë liruar në shtëpi, njëri po trajtohet ende”, tha Gashi./teve1.info/.