Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Banjë të Malishevës, ku është përfshirë një veturë e ekipit të futbollit FC Suhareka, shkruan Gazeta Papirus.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa në vendin e aksidentit kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe autoambulanca.
Sipas pamjeve që ka siguruar Gazeta Papirus, shihet qartë prania e shërbimeve emergjente, ndërsa dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë bërë të ditur se një vajzë ka pësuar lëndime si pasojë e aksidentit.
Ende nuk ka informacione zyrtare për shkakun e aksidentit apo gjendjen e vajzës së lënduar./GazetaPapirus