Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një aksident trafiku ka ndodhur edhe mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë – Pejë, saktësisht në afërsi të Komoranit.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një veturë ka pësuar dëme të mëdha materiale, teksa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ndërsa aktualisht është krijuar kolonë automjetesh në drejtim të Pejës.
Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave.