Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot rreth orës 19:00.
Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti tha se aksidenti ndodhi në segmentin rrugor Mitrovicë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Shupkovc.
Ai theksoi se në këtë rast ishin të përfshira dy vetura.