Sot rreth orës 11:00 në rrugën Mitrovicë – Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë një person ka mbetur i lënduar, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mos mbajtjes së distancës ndaj veturave.
Si pasojë e kësaj, njëri nga shoferët mori lëndime, për çka u detyrua të kërkojë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit në Vushtrri.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe i njëjti është liruar në shtëpi.