Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në “Rrugën e Kombit”, ku një makinë ka përplasur një fëmijë 8 vjeç.
Aksidenti është regjistruar në segmentin Milot-Rrëshen, pranë fshatit Fan në Shqipëri. Fëmija është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ku sipas raportimeve paraprake ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur verifikimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.