Një shtetas i huaj ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Urakë.
Mësohet se një makinë është përplasur me një trajler. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën shtetasi i huaj, identiteti dhe mosha e të cilit nuk bëhet i ditur. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Në Qafë Thanë sot janë shënuar disa aksidente.
Pas këtyre ngjarjeve, zjarrëfikësja pastoi rrugën pasi dyshohej se është hedhur vaj nga karrotrecët. Por pavarësisht këtyre tentativave, duket se ky aks është bërë sërish burim aksidenti, e këtë herë me pasoja të rënda për jetën.