Në rrugën Kllokot-Viti mbrëmë në orët e vona ka ndodhur një akasident trafiku ku është përfshirë vetëm një person, mashkull Kosovar, që ka qenë duke drejtuar një motoçikletë.
Siç ka njoftuar Policia, aksidenti ka përfunduar me fatalitet dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Rr. Kllokot-Viti, 27.05.2022 – 22:47. Është raportuar se ka ndodhë një aksident trafiku i përfshirë vetëm një motoçikletë me ngasës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit ngasësi ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.