Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 10:00 në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Istog.
Siç thuhet në raport, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Raportohet se si pasojë e një aksidenti në mes të dy veturave, dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.