Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në fshatin Qerim të Gjakovës.
Katër persona kanë pësuar lëndime trupore, ku tre nga ta janë prokurorë.
Aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave në përballëkalim.
Rasti është konfirmuar për IndeksOnline nga zëdhënësi i policisë rajonale në Gjakovë Nysret Xhurkaj.
Ai ka deklaruar se policia ndodhet ende në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Të lënduarit sipas tij janë dërguar për tretman mjekësor.