Dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë, konkretisht në Sllatinë.
Kështu tha zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.
Krasniqi tha se në aksident ishin të përfshirë dy motorë.
“Njësiti policor është marrë me aksidentin duke e trajtuar atë”, tha Krasniqi.