Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Tranzit në Prizren. Si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar.
Këto informacione i bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë së rajonit të Prizrenit.
“Rreth orës 08:19 jemi informuar për një aksident në rrugën Tranzit në Prizren. Janë përshi dy automjete, ka persona të lënduar por nuk dihet saktë sa janë lënduar”, tha Bytyqi.