Një autobus, një kamionetë dhe dy furgonë janë përfshirë në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Gjilan. Si pasojë e këtij aksidenti, i lënduar ka mbetur një person.
Rastin E ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se të lënduarit i është ofruar ndihma mjekësor në vendin e ngjarjes nga ekipi i emergjencës.
Hetimet tashmë kanë nisur mbi shkaqet e këtij aksidenti.
“Njoftim Më datë 05.05.2025, rreth orës 17:00, në magjistralen Ferizaj–Gjilan, në fshatin Mirosalë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë një autobus, një kamionetë dhe dy furgona. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime të lehta trupore. Ndihma e parë mjekësore i është ofruar në vendin e ngjarjes nga ekipi i emergjencës. Njësia e hetimeve të aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti”, ka thënë Veseli./GAZETA PAPIRUS/