Një person ka vdekur sot në Gjilan si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën “Ramiz Cërnica”, në udhëkryqin që lidh me fshatin Livoç i Epërm.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani. Personi që ka ndërruar jetë është i moshës 77 vjeç.
Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:
“Aksident trafiku me fatalitet”
Me 21 maj 2021 rreth orës 15:00 ka ndodhur aksident trafiku me pasoja fatale.
Dyshohet se deri te aksidenti te ketë ndodhur ,kur drejtuesi i veturës “Pezho” duke tentuar të kyqet në rrugën kryesore është ndeshur me kamionin “MAN” i cili ka qene duke levizur ne rrugen kryesore.
Me këtë rast shkaktohet aksident trafiku me dëme material ne dy njesi dhe lendime trupore peson drejtuesi i veturës.
Si pasoje e plagëve të marra në aksident drejtuesi i veturës (1944) nderron jetë në QE në Gjilan.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetiti cili ka urdhruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML –Prishtinë.
Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës(PK), trafiku rajonal ne Gjilan.