Aksident me fatalitet në Carralevë (FOTO)

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në Carralevë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Bytyqi tha se në aksident janë të përfshirë një veturë dhe një autobus.

Me datë 13.02.2025, rreth orës 18:25 nga policia në Ferizaj, policia e Rajonit të Prizrenit është njoftuar për një aksident Trafiku në Carralevë. Aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe autobusi. Menjëherë janë thirrur të gjitha ekipet e nevojshme për të dal në vend ngjarje.
Rreth orës 19:00 nga Patrulla policore e trafikur Rajonal-Prizren është marr informatë se aksidenti është me fatalitet dhe se ka humbur jetën J. G., mashkull i moshës rreth 42 vjeq nga Suhareka” – tha Bytyqi.

Ndërsa sipas SuharekaOnline në vendin e ngjarjes janë parë edhe njesitë e zjarrëfikësave dhe ata të policisë së Kosovës.

Po ashtu është bërë e ditur se rruga është bllokuar edhe është apeluar që të shfrytëzohen rrugët alternative.

 

Next Post