Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Stanovc të komunës së Vushtrrisë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka bërë të ditur se nga ky aksident një person ka pësuar lëndime trupore.
“Një aksident trafiku me lëndime trupore ka ndodhur sot rreth orës 08:40 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugorë në fshatin Stanovc. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, ku përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar shoferi i veturës”, ka deklaruar Zahiti.