Një aksident i rëndë ka ndodhur në tunelin e Kalimashit, ku si pasojë janë lënduar tre persona.
Përmes një njoftimi, policia ka bërë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 10:15, në tunelin e Kalimashit, ku dyshohet se janë përplasur një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet tjetër.
Sipas euronews.al, të lënduarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, Gazeta Papirus.

