Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku të shkaktuar sot rreth orës 11:30, në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë.
Aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar drejtuesja e veturës.
“Ndërsa rreth orës 13:40, është raportuar se si pasojë e lëndimeve në aksident në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ka vdekur drejtuesja e veturës, viktima femër / kosovare e moshës rreth 29 vjeçare”, ka thënë sot Avni Zahiti, zëdhënës i policisë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.