Një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Gllaviçicë. Si pasojë e aksidentit lëndime serioze ka pësuar një person i cili është dërguar me urgjenë në spital për trajtim mjekësor.
Këto informacione i dha për Gazetën Express Fadil Gashi, zëdhënës i policisë rajonale të Pejës.
“Rreth orës 12:55 policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Gllaviqicë. Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture. Një person është lënduar dhe ka pësuar lëndime serioze, është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal”, tha Gashi.