I lindur në 25 Qershor 1936, akademiku Rexhep Qosja feston sot ditëlindjen e tij të 87-të.
Urimin për ditën e shënuar, akademikut Qosja ia ka përcjellë edhe Presidenti i vendit, Bajram Begaj.
Përmes një postimi në Facebook, Begaj shkruan se Profesor Qosja është një pasuri kombëtare e mendimit të cilin e ka shprehur me shqipen plot elegancë në krijimtarinë e tij shkencore, historike, letrare, artistike dhe publicistike.
“Shumë urime për ditëlindje Akademikut Rexhep Qosja! Profesor Qosja është një pasuri kombëtare e mendimit të cilin e ka shprehur me shqipen plot elegancë në krijimtarinë e tij shkencore, historike, letrare, artistike dhe publicistike. Jetë të gjatë e të lumtur Profesor”, shkruan Begaj