Diant Ramaj ka bërë hapin e madh në karrierën e tij, duke iu bashkuar njërës nga skuadrave më të mëdha evropiane, Ajax Amsterdam.
Portieri nga Kosova me pasaportë gjermane është larguar nga Eintracht Frankfurti dhe karrierën do ta vazhdoj te gjiganti holandez.
21-vjeçari tanimë është prezantuar në fanellën e Ajaxit, derisa ka nënshkruar kontratë afatgjate deri në verën e vitit 2028.
Ajaxi ka paguar tetë milionë euro për transferimin e kosovarit i cili do të konkurrojë për një fanellë titullari me argjentinasin Rulli.
“Ajax, Eintracht Frankfurt dhe Diant Ramaj kanë arritur marrëveshje për transferimin e portierit te Ajax. 21-vjeçari gjerman me rrënjë kosovare ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2028”.