Këngëtarja e njohur, Aida Doçi është gjithmonë pranë ndjekësve të saj në rrjetet sociale, ku bën postime të ndryshme.
E pikërisht përmes rrjeteve sociale, ditë më parë ajo bëri të ditur se po bëhet nënë për herë të dytë, përcjell Klankosova.tv.
Sot ajo me ndjekësit e saj ka ndarë një thënie, e cila sipas saj, përshkruan ndjesinë e të qenit shtatzënë.
“Një jetë brenda një jete. Një zemër brenda një zemre. Një trup brenda një trupi. Një shpirt brenda një shpirti. Kjo është mrekullia e jetës, është vet jeta”, është thënia që ka shpërndarë Aida.