Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit, i cili po mbahet këto ditë në Greqi, transmeton Gazeta Papirus.
Në kuadër të këtij forumi, ai sot ka zhvilluar takim me zëvendësministren për Punë të Jashtme të Greqisë, Alexandra Papadopoulou, ku u vlerësua mbështetja e Greqisë për Kosovën në proceset integruese rajonale dhe evropiane, njoftojnë nga MPJD.
Theksohet se në qendër të diskutimit në mes të dy homologëve ishte avancimi i marrëdhënieve bilaterale, forcimi i shkëmbimeve ndërmjet institucioneve, si dhe rëndësia e zgjerimit dhe përparimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në funksion të paqes, sigurisë dhe prosperitetit të qëndrueshëm në rajon.