Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot ka qëndruar për vizitë në Gllogjan ku edhe ka shfrytëzuar rastin për të cakërruar gotat me kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn.
Ky veprim i Kurtit ka nxitur mjaftë reagime në rrjete sociale, ku pa reaguar s’ka qëndruar as ish-bashkëpartiaku i Kurtit, Shpend Ahmeti.
Ahmeti ka ironizuar duke thënë se mirë që s’ka thirrur ezani në momentin kur Kurti dhe Haradinaj i kanë cakërruar gotat pasi që Kurti do të bënte një pauzë në atë moment.
Këtë koment Ahmeti e ka bërë marrë shkas nga momentet kur Kurti ka ndalur fjalimet e tij nëpër organizime të ndryshme në respekt të ezanit.