Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar nëse do të kandidojë përsëri për mandatin e tretë.
“Me më pyet sot kisha thon jo. Por në politikë nuk mund të e dish kurrë sigurt. Nuk mund të them asgjë definitive. Dy mandate më duken të mjaftueshme. Në SHBA e kanë këtë koncept. Por nuk mund të them definitivisht jo pasi në politikë po i hajshe fjalët”, ka thënë ai.
“Kam bërë shumë punë në këto dy vite. Kemi lënë punë në gjysmë. Por nëse mendojmë kështu shkojmë deri në pafundësi”, Ahmeti në Dpt të t7.
Ahmeti po ashtu tregoi planet për të ardhmen nëse nuk kandidon për të parin e Prishtinës.
“Me politikë nuk besoj se do të vazhdoj. Normalisht nuk mund të them se nuk mund të merrem gjithmonë me të pasi e kam profesion dhe kam kryer shkollimin e lartë për këtë. Ne në Kosovë më duket se vuajmë prej Sindromit të Stokholmit. Por ne nuk jemi të lidhur për agresorin por për krizën. Tani një muaj me stabilitet nuk jemi të kënaqur”, tha Ahmeti.