Turqia ka qenë do të mbetet përgjithmonë një shtet i fortë ekonomikisht e ushtarakisht. Pozita neutrale ndaj Lindjes e Perëndimit, sidomos tani kur luftës së Rusisë e Ukrainës nuk i duket fundi, bën që Turqia aleat i këtyre dy shteteve, të jetë një faktor i fuqishëm në mundësinë e arritjes së marrëveshjes së paqes.
Është e vërtetë se shtetet e krishtera të Evropës, por në një masë edhe Amerika, nuk e duan Erdoganin në krye të Turqisë, sepse ai nuk i bindet BE-së, dhe asnjë shteti tjetër të fortë në botë, pasi ai mbështetet te populli i tij, i cili ka dhënë përkrahje dhe e ka votuar gjithnjë në 20 vitet e fundit. Erdogan ka mbështetjen e shumicës së shteteve islamike, shteteve arabe e të tjera.
Politika e tij e parimore e përmbajtur dhe paqësore ka ndikim të madh edhe në disa shtete të Ballkanit, sidomos të Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës, Kroacisë, në një masë edhe të Serbisë, e cila i përkulet duke ditur ndikimin e tij në Ballkan e më gjerë.
Fitores së Erdoganit nuk i gëzohet Greqia, Franca, Italia e shtete të tjera, të cilat do ta dëshironin një Turqi të dobët, të nënshtruar dhe të varur nga BE-ja dhe Amerika. Mirëpo kjo nuk ka ndodhur as do të ndodh nëse Erdogan, edhe kësaj radhe i fiton zgjedhje. Në të kundërtën, në rast se fiton kryetari i opozitës, Kemal Kılıçdaroğlu, e ardhmja e Turqisë dhe ndikimi i saj do të margjinalizohet.
Opozita në Turqi ka përkrahjen e fuqishme të shteteve të krishtera të Evropës, të cilat kurrë nuk do të pajtohen me një Turqi të fortë, që ka pas vetes dhjetëra shtete të forta dhe ndikim të jashtëzakonshëm në shtetet e Azisë e të Afrikës.
Turqia është forca e dytë në NATO, pas Amerikës dhe njëra nga pesë vendet anëtare të Aleancës Veriatlanitike, që janë pjesë e politikës së ndarjes bërthamore të saj, së bashku me Belgjikën, Gjermaninë, Italinë e Holandën. Gjithsej 90 bomba bërthamore B61 janë pritur në bazën ajrore të Inxhirlik të Turqiaë. 40 prej tyre ndahen për përdorim nga Forcat Ajrore Turke në rast të një konflikti bërthamor, por përdorimi i tyre kërkon miratimin e NATO-s.
Fitorja edhe kësaj radhe e Erdoganit, në krye të Turqisë, është fitore për të gjithë, pasi ai ka treguar me vepër se është politikan i fortë, ka vizion e njohuri për të qenë edhe më tej udhëheqës i njërit prej shtetet më të fuqishme të botës.
Turqia me Erdoganin në krye ka shpëtuar nga gjenocidi popullatën myslimane rohinjiase, në Birmani, ka bartur barrën në rëndë të mundshme të miliona refugjatëve të Sirisë, ka zgjidhur konfliktin në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit, ka qenë dhe është ndërmjetëse në luftën mes Rusisë e Ukrainës, ka likuiduar banda të shumta terroriste, në Turqi dhe jashtë vendit, ka ndihmuar ekonomikisht shumë vende në nevojë, ka ndihmuar veçmas Shqipërisë me investime, po ashtu ndihmon Bosnje-Hercegovinën, Sanxhakun, ka ndihmuar Kosovën dhe është shteti i tretë me radhë për ndihma investime në Kosovë, pas Amerikës e Gjermanisë.