Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka ironizuar me “zbulimin” e fundit të gazetarit Enver Robelli, që njihet si një përkrahës i kryeministrit Albin Kurti, i cili u mundua t’ia gjejë një lidhje me Serbinë, zëvendës-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, njëherit i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor i SHBA-së, Gabriel Escobar.
Me shaka, e për objekt talljeje gazetarin në fjalë, Maliqi ndërtoi një konspiracion për Presidentin Biden, duke ia bërë të ditur Robellit, në mënyrë indirekte, se deklarata e tij është e kotë dhe e pavend, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Flitet se në vitin 2008, në ditën kur u shpall pavarësia, Biden ka qenë duke pirë raki me fqinjin e tij serb dhe, në momentin e shpalljes, i ka ngritur tre gishta duke bërtitur: “Živela Srbija!”.
Aty në këtë kafene serbe në Virxhinia thuhet se Biden bashkë me fqinjin e tij, i cili kishte lidhje me narko-kartelet e Darko Saric, e kishin thurrur planin se si Kosovën t’ia kthenin hap pas hapi Serbisë përmes Gjykatës Speciale dhe Zajednicës. Këtë plan thuhet ta kenë ditur vetëm BIA, sherbimi sektet rus dhe dy shqiptarë në një çajtore në Osnabrück”, shkroi Maliqi në postim në Facebook.