Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas sulmeve që deputetët e VV’së Salih Zyba dhe Fitore Pacolli, kanë adresuar ndaj Gazetës Express.
AGK ka dënuar gjuhën nxitës të VV’së duke bërë thirrje që të ndryshojë kursin që minon vazhdueshëm lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë.
“AGK-ja dënon gjuhën nxitëse të deputetëve te VV-së Salih Zyba dhe Fitore Pacolli ndaj Gazetës Express. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është i shqetësuar me vazhdimin e retorikës nxitëse kundër mediave nga ana e partisë politike, Vetëvendosje.AGK-ja edhe një herë e fton këtë parti politike, që të ndryshojë kursin që minon vazhdueshëm lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë.”, thuhet në postim.
Postimi i plotë: