Aliu tha në Frontal në T7 se Kurti nuk e ka vizituar Ferizajn asnjëherë që kur erdhi në pushtet për herë të dytë.
Vizita, sipas Aliut, kryeministri ka pasur pak edhe në komunat tjera.
“Duam që ai të vijë dhe ta zhvillojmë një diskutim cilësor”, tha ai. “Duhet të bashkëpunojmë në interes të qytetarëve”.
Aliu tregoi se i kanë thënë shefit të Qeverisë se s’janë opozitë e tij.
“Ne ia kemi thënë që s’kemi qenë opozitë e asnjë qeverie sepse nuk na takon të jemi opozitë e askujt. Ne jemi kërkues, sepse kemi shumë projekte që dëshirojmë t’i zhvillojmë”, tha Aliu.
“Komunat e Republikës së Kosovës kanë qenë, janë dhe do të mbeten gjithmonë partnere të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha kryetari i Ferizajt.