Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi me pranga në duar është dërguar për në ambulancë pasi gjendja e tij është keqësuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ditën e mërkurë njoftoi se Ademi do të qëndrojë në mbajtje për 48 orë pas akuzohet për veprat penale, si “Keqpërdorim i Besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”.
“Indeksonline” ka bërë publike videon ku shihet Ademi duke u dërguar në ambulancë me pranga në duar pasi gjendja e tij është keqësuar.