GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Afera e rezervave, Qeveria e ‘fsheh’ biznesmenin e afërt me Kurtin, avokati tha se e angazhoi shteti

20/08/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Afera e rezervave, Qeveria e ‘fsheh’ biznesmenin e afërt me Kurtin, avokati tha se e angazhoi shteti
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës refuzon ta përmend emrin e biznesmenit Ridvan Muharremi, njërit prej të arrestuarve për dallavere me rezervat shtetërore. Avokati i tij tha se është angazhuar direkt nga ministrja Rozeta Hajdari, e cila e mori në mbrojtje pas arrestimit. Nuk i ka dhënë askush përgjigje as pyetjes se pse një biznesmen duhej të ishte angazhuar për blerjen e rezervave shtetërore. Në restorantin e këtij biznesmeni, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar disa takime.

Qeveria e Kosovës është e implikuar në dosjen e Prokurorisë Speciale e cila po i heton dallaveret me rezervat shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave në MINT, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Europian dhe Koordinim të Politikave në po këtë ministri, Irfan Lipovica, u arrestuan të premtën. Me ta, edhe biznesmeni Ridvan Muharremi, i përfolur për lidhjet e tij të forta me Lëvizjen Vetëvendosje, përfshirë edhe afërsinë me kryeministrin Albin Kurti. Të tre, sipas Prokurorisë i kanë shkaktuar mbi 600 mijë euro dëm buxhetit të shtetit të destinuar për rezerva shtetërore.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kishin sjellë 52.5 tonë më pak se sasia e kontraktuar e grurit, ndërsa fare nuk kishin sjellë vaj e sheqer. Vlera e dëmit të pretenduar llogaritet të jetë 601 mijë e 940 euro.

Dje u publikua një fotografi në të cilën kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi shihen në shoqërinë e Ridvan Muharremit. Emrin e tij s’e ka përmendur kryeministri, kur të premtën mbrëma doli me një video-mesazh për të thënë se “Qeveria është e përgjegjshme dhe e drejtë” dhe se ajo ka sjellë “progres ekonomik dhe demokratik të paparë në Kosovën e pasluftës”.

“Piskamat, shpifjet dhe aksionet pompoze të tyre do të dëgjohen gjithnjë e me radhë”, tha Kurti, duke i akuzuar pushtetet e kaluara, të cilave iu referua si “elita e vjetër dhe e korruptuar politike”.

Ani pse Qeveria kujdeset ta ‘fsheh’ emrin e tij, Mahmut Halimi, avokat i afaristit Ridvan Muharremi, thotë se klienti i tij është angazhuar me lutje nga ministrja Rozeta Hajdari.

“E ka angazhuar Ministria, drejtpërdrejt ministrja Hajdari. E ka lutë, e ka njoftë si person afarist që ka një traditë jashtëzakonisht të gjatë dhe ka një rrjet shumë të gjerë të miqve të vet afaristë”, tha Halimi të shtunën.

Ministrja Hajdari të premtën i mori në mbrojtje tre të arrestuarit, ndërsa theksoi se nuk e di se si ndërlidhet me këtë rast biznesmeni Muharremi.

Hajdari për këtë çështje është deklaruar pasditen e së premtes, në një konferencë për media. Ajo ka mbrojtur zyrtarët e arrestuar e për biznesmenin Muharremi ka thënë se nuk e di se si ndërlidhet me këtë rast.

Deklaratat e avokatit të Muharremit deri më tani s’i ka përgënjeshtruar askush nga qeveria. As nuk kanë thënë se pse një biznesmen është angazhuar në këtë mision, që sipas avokatit, e ka kryer “me shpenzime të veta”.

Qeveria i kishte zhvilluar disa takime me delegacione ndërkombëtare në restorantin e Ridvan Muharremit, “Bukë e Zemër”. Ai vend u bë adresë e hetuesve për bastisje të premtën, dhe nga aty biznesmeni Muharremi u nxor me pranga në duar.

Në dosjen e Prokurorisë, dy zyrtarët e MINT-it akuzohen se kanë tejkaluar kompetencat zyrtare duke lejuar anashkalimin e procedurës së hapur të prokurimit publik. Lipovica thuhet se ka anashkaluar anëtarët e tjerë të Komisionit për Negocimin e Kontratave duke ia mundësuar biznesmenit Muharremi ta luajë rolin e ndërmjetësuesit mes ministrisë dhe operatorit ekonomik nga Turqia. Në dosje gjithashtu thuhet se ishte nënshkruar kontrata për blerje të 10 mijë tonëve nga Turqia për 4.834.778 euro dhe më pas ishte nënshkruar një kontratë për furnizim me vaj luledielli dhe sheqer në sasi 200 mijë litra vaj dhe 120 mijë kilogramë sheqer, për 276 mijë euro.

Tags: AferaGrurikurtiMINTQeveriaRidvan MuharremiVajivv
ShareTweetShare
Previous Post

Kurti me ministra e deputetë e akuzojnë Prokurorinë Speciale se s’po merret me denoncimet e tyre

Next Post

Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme: Temperaturat maksimale mbi 30 gradë celsius

Next Post
Sot mot më i freskët dhe me vranësira, nga nesër temperaturat nisin të rriten

Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme: Temperaturat maksimale mbi 30 gradë celsius

Lajmet e fundit

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

19/05/2025
Efektet pozitive të pushimeve për trurin dhe trupin

Efektet pozitive të pushimeve për trurin dhe trupin

19/05/2025
Moti për sot me diell e vranësira, maksimalja arrin deri në 27 gradë

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara

19/05/2025
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

19/05/2025
Efektet pozitive të pushimeve për trurin dhe trupin

Efektet pozitive të pushimeve për trurin dhe trupin

19/05/2025
Moti për sot me diell e vranësira, maksimalja arrin deri në 27 gradë

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.