Një event i organizuar nga Komuna e Skenderajt, është mbajtur në restoranin “Atlantic” që është në pronësi të ish-kanididates për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Mihane Kodra Bekteshi. Krejt ky organizim i kushtoi afër 3 mijë euro komunës që drejtohet nga PDK. Por kjo nuk është fatura e vetme e paguar ndaj këtij biznesi, janë edhe të paktën 12 të tjera, detajet e të cilave i sjell Gazeta Insajderi.
Një faturë prej 2 mijë e 800 euro është paguar nga komuna e Skenderajt, për një ngjarje sportive që është mbajtur në muajin mars të këtij viti.
Eventi për shpalljen e sportistit të vitit, është mbajtur në restorantin “Atlantic”, që është në pronësi të ish-kanidatës për deputetet nga Partia Demokratike e Kosovës, Mihane Kodra-Bekteshi, shkruan Gazeta Insajderi.
Ky restorant është regjistruar në emër të saj edhe në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë.
Përveç këtij rasti, ka pasur edhe të paktën 12 fatura tjera të drekave e darkave që zyrtarët e komunës së Skenderajt, që drejtohet nga PDK-ja kanë konsumuar në restoranin e Mihane Kosdra Bekteshi.
Gazeta Insajderi ka raportuar të premten për shpenzimet e kësaj komune ku birra, mish e ushqime të tjera janë paguar me taksat e qytetarëve nga Komuna e Skenderaj kështu vetëm për katër muaj kjo komunë ka shpenzuar mbi 10 mijë euro të taksapaguesve për darka dhe dreka zyrtare.
Në kuadër të këtyre janë edhe në total 13 faturat e “Altantic”.
Ndërsa në total shpenzimet e komunës paguar ndaj këtij biznesi kapin vlerën e 3415 euro. Këto para komuna i ka shpenzuar kryesisht për mish, gjellera dhe ushqime të tjera. Ku shumica e këtye drekave janë ngrënë nga zyra e kryetarit.
Mihane Kodra-Bekteshi, ishte kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e shkurtit 2021. Ajo mbanë pozitën e anëtares së kryesisë së kësaj partie në Skenderaj.