Rreth 1288 trupa të civilëve të vrarë janë gjetur në rajonin e Kievit që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ka thënë një shef policie.
“Aktualisht, kemi trupat e 1288 njerëzve të vrarë. E theksoj, civilë”, ka thënë Andriy Nyebytov, kreu i policisë për rajonin e Kievit, siç raporton agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine.
“Shumica prej tyre ishin qëlluar me armë automatike”, ka thënë ai, duke shtuar se policia po vazhdon të gjejë varre me civilë të vrarë në rajon.
Në fund të prillit, numri i tyre ishte vetëm mbi 1000