Ministria e Drejtësisë ka publikuar raportet e plota mbi shpenzimet e kryera me kompani të ndryshme të vendit dhe detyrimet që i ka pasur ndaj tyre, raporton Demokracia.com.
Kjo ministri përmes një raporti të përgatitur çdo dy javë ka dokumentuar shpenzimet që i bëri çdo muaj, duke përfshirë edhe ato të karburantit, paratë për të cilin ia paguan “Petrol Company”.
Në të dhënat që Demokracia.com i ka krahasuar nga ky raport, shihet se më datë 30 prill të këtij viti, Departamenti për Financa dhe Shërbim të Përgjithshëm shpenzoi 322 euro për karburant që furnizohej nga Petrol Company.
Nga kabineti i ministres Albulena Haxhiu, po me këtë datë, u shpenzuan 211 euro për karburant, derisa avokatura shtetërore shpenzoi 661 euro për të njëjtën arsye.
Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar u furnizua me karborant për 39 euro.
Shërbimi Sprovues i Kosovës po me këtë datë shpenzoi 443 euro për karburant, ndërsa menjëherë ditën e nesërme gjithsej 702 euro, sërish për karburant.
Instituti i Mjekësisë Ligjore më 30 prill i pati shpenzimet më të larta se departamentet tjera dhe vlera u arriti në 825 euro.
Po me këtë datë, strehimorja për VKT shpenzoi vetëm 33 euro, ndërsa Inspektorati i MD-së shpenzoi 41 euro për karburant.
Sipas këtyre të dhënave vetëm në muajin prill kjo ministri shpenzoi 3 mijë e 277 euro.
Sipas të dhënave që i posedon Demokracia.com, Ministria e Drejtësisë në muajin maj nuk ka raportuar fare për shpenzimet që i pati në kompaninë e derivateve.
Ndërkaq, më 30 qershor, Departamenti për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme nga kjo ministri shpenzoi 161.52 euro për karburant për vetura në “Petrol Company”, e po me këtë datë, zyra e ministres Haxhiu ndau 173.79 euro për shpenzimet që pati ndaj kësaj kompanie.
Inspektorati i kësaj ministrie, po në këtë datë, shpenzoi plot 142.10 euro.
Nga Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, me këtë datë shpenzuan 30.67 euro.
Departamenti tjetër i kësaj ministrie, Departamenti i Mjekësisë Ligjore, shpenzoi 881.90 euro në karburant, ndërsa Shërbimi Sprovues i Kosovës shpenzoi 376.21 euro.
Shpenzimet e bëra me datën 30 qershor nga Ministria e Drejtësisë për karburant arritën vlerën e 1 mijë e 766.19 euro.
Vetëm për karburant të automjeteve, Ministria e Drejtësisë pati mjaft shpenzime edhe në muajin korrik, raporton Demokracia.com.
Më 31 korrik, Departamenti për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme, shpenzoi 492.70 të cilat i pagoi më 25 gusht.
Nga zyra e ministres Albulena Haxhiu, në po këtë kompani, më 31 korrik, u furnizuan me karburant që arriti vlerën e 278.62 euro, të cilat gjithashtu u paguan më 25 gusht.
Inspektorati i kësaj ministrie shpenzoi 99.90 euro në “Petrol Company”, ndërsa për Avokaturën Shtetërore u paguan 624.99 euro për karburant.
Po me këtë datë nga Shërbimi Sprovues i Kosovës u shpenzuan 618.85 euro, të cilat u paguan më 14 shtator.
Nga Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, vlera e shpenzimeve për karburant arriti në 48.52 euro.
Muaji korrik u përmbyll me 2 mijë e 163.48 euro shpenzime për karburant vetëm për Ministrinë e Drejtësisë, raporton Demokracia.com.
Nga Instituti për Mjekësi Ligjore, më datën 31 gusht vlera e karburantit që u shpenzua kapi 616.43 euro, të cilat i pagoi më 11 tetor.
Dallim me muajt e tjerë, muaji gusht kur shumica zyrtarëve rezervojnë pushimet, nuk ishte pushim edhe për departamentin e Institutit për Mjekësi Ligjore.
Gjatë kësaj kohe, ky institucion për karburante shpenzoi mbi 600 euro.
Më 30 shtator nga Instituti për Mjekësi Ligjore u shpenzuan 807.37 euro për derivate.
Po me këtë datë Inspektorati i MD-së shpenzoi 157.75 euro, ndërsa Avokatura Shtetërore shpenzoi 853 euro.
Sipas të dhënave që i ka siguruar Demokracia.com, muaji shtator rezultoi me 1 mijë e 818.12 euro shpenzime në karburant për Ministrinë e Drejtësisë.
Në muajin tetor, nga departamenti i Avokaturës Shetërore u arrit kulmi i shpenzimeve për derivate, vlerë kjo që shkoi në 903.59 euro, të cilat u paguan më 7 dhjetor, raporton Demokracia.com.
Departamenti për Bashkëpunim Juridik dhe Ndërkombëtar shpenzoi 53.05 euro, po në këtë datë, të cilat i pagoi më 3 dhjetor.
Shërbimi Sprovues i Kosovës në këtë datë shpenzoi 899.27 euro për derivate, ndërsa nga Instituti i Mjekësisë Ligjore u shpenzuan 896.07 euro në “Petrol Company”.
Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, në tetor shpenzoi 175.30 euro.
Shpenzimet e ministrisë për derivate në muajin tetor arritën vlerën e 2 mijë e 927.28 euro.Pra, sipas të dhënave të krahasuara nga Demokracia.com, Ministria e Drejtësisë për gjashtë muaj të raportuar ka shpenzuar 11 mijë e 952 euro vetëm në karburant.