Banorët e Llapushnikut kanë treguar besnikëri dhe përkrahje të madhe për kandidatin e PDK-së për deputet, Adnan Thaçin, duke i dhënë 836 vota nga gjithsej 1,064 sa ka marrë kjo parti në këtë fshat.
Ky rezultat dëshmon respektin e madh që ai gëzon mes banorëve, të cilët nuk e koritën në këto zgjedhje, ku ai mori pjesë për herë të parë.
Me këtë mbështetje, ai ka siguruar rreth 4,715 vota, ndërsa ende nuk janë numëruar të gjitha vendvotimet.
Thaçi që punon si avokat ka kandiduar për herë të parë në këto zgjedhje për deputet. Në të kaluarën, ai ishte lider i Unionit të Studentëve të UP-së.