Aksionit për t’i dalë në ndihmë invalidit të UÇK-së, Shpetim Heta, i cili ka nevojë të trajtohet në Turqi për shkak të një sëmundjeje të rëndë në mëlçi, prej ditësh i është bashkuar edhe Adnan Hyseni.
Aksionit për t’i dalë në ndihmë invalidit të UÇK-së, Shpetim Heta, i cili ka nevojë të trajtohet në Turqi për shkak të një sëmundjeje të rëndë në mëlçi, prej ditësh i është bashkuar edhe Adnan Hyseni.
Ai e ka vizituar ish-luftëtarin e lirisë në shtëpinë e tij në Drenas, prej ku ka lajmëruar se shuma e parave që është mbledhur deri më tani është i ëshi është 37.036€, shkruan arkiva
Adnani beson se brenda dy ditësh do të bëhen mjetet e nevojshme dhe Shpetimi do të niset për trajtim në Turqi.
“Unë besoj n’ZOT dhe tek BAMIRESIT qe brenda dy diteve do e nisim per Turqi ushtarin e UÇK-se SHPETIM HETA sepse jeta e tij eshte ne rrezik duke arrit shumen e pergjithshme 70.000€ ku deri me tani eshte grumbullu shuma e 37.036€ .
Duke pa gjendjen e rend dhe nevojes urgjente si dhe ne bashkebisedim me familjaret dhe bashkeluftetaret e ushtarit (invalid i luftes se lavdishme) te UÇK-se, tani edhe me semundjen e rend ne Melqi, SHPETIM HETA, pas vizites qe isha sot ne shtepin e SHPETIMIT ne Drenas, ne bashkarisht do mundohem qe ta bejme te pamunduren dhe brenda dy diteve ta nisim per ne spital ne Turqi.
E krejt kjo varet edhe ne vazhdimin mundesise se mbeshtetjes nga BAMIRESIT duke arrit shumen e pergjithshme 70.000€ ku deri me tani eshte grumbullu shuma e 37.036€ .
– SWIFT CODE: RBKOXKPR
– Manygram / Wester Union – FANË HETA (nëna)”, ka shkruar Adnan Hyseni në profilin e tij në Facebook.
Aksioni për t’i dalë në ndihmë Shpetim Hetës është nisur nga ish-Komandati i Kompanisë së dytë në batalionin e dytë të Brigadës 113 “Mujë Krasniqi”, Naim Bazaj, dhe këtij aksioni më pas i janë bashkuar shumë bashkëluftëtarë e qytetarë vullnetmirë nga Kosova dhe diaspora.
Shpetimi ka qenë ushtar i UÇK-së dhe është plagosur me 21.03.99 në Terstenik. Ai është me shkallë të invaliditetit 70 %.