Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se brezi i ri i futbollistëve është gati për të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare.
Ademi theksoi se dëshira e tyre e palëkundur për sukses është burim për rezultat pozitiv në Bukuresht.
“Ky brez i ri i futbollistëve është gati për të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare!”, shkroi Ademi.
“Dëshira e tyre e palëkundur për sukses dhe motivi i tyre plot pasion janë burimi i shpresave tona për një rezultat pozitiv sot në Bukuresht!”.
“Le t’i mbështesim me zemër dhe krenari, sepse ata janë e ardhmja e Kombëtares së Kosovës!”.