Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, i ka reaguar raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, për qasjen ndaj Policinë e Kosovës në Zveçan.
Abrashi, i ka reaguar eurodeputetes, Viola von Cramon, pasi kjo e fundit në Zveçan iu tha forcave policore ”çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi”.
Ai përmes një postimi në Facebook, është shprehur se për vizitorët e huaj preferohet qyteti i Prizrenit, duke i përmendur edhe qebapat.
“Von Cramon, për vizitorët e huaj preferohet Prizreni. I kemi qebapat e mira”, ka shkruar Abrashi