Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, tha se kjo parti nuk e pranon logjikën e pazareve politike dhe se qytetarët kanë votuar pikërisht për ta kundërshtuar këtë kulturë të vjetër.
Ai tha se qytetarët kanë bërë ndryshimin përmes votës, duke e sjellë në pushtet një klasë politike që nuk bën pazare dhe që refuzon marrëveshje të padukshme për poste institucionale.
“Logjika e pazarit është një trashëgimi politike, të cilën na nuk është se e parapëlqejmë si Lëvizje Vetëvendosje. Në fakt, duke e kundërshtu këtë logjikë të pazarit, qytetarët e Kosovës kanë bo ndryshimin politik që dy herë radhazi në zgjedhje edhe e kanë pru në pushtet një klasë politike, e cila është e kundërta e pazarxhinjve, të cilët fatkeqësisht jeni mësu me i pa në pushtet”, tha Abrashi në një lidhje përmes Skype në emisionin CONTEXT në ATV./Gazeta Papirus/