Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë një reagim që duket të jetë i drejtuar ndaj një postimi të sotshëm në rrjete sociale të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili kishte vizituar një familje që burim të ardhurash kanë pagat nga sektori publik.
Abdixhiku ka thënë se pagat e tyre sot vlejnë 50% se para dy viteve.
Murati, ndërkohë, ka bërë një përllogaritjesh nga masat mbështetëse që ka ofruar qeveria e Kosovës.
Sipas Muratit, nga ndihmat e qeverisë një çift profesionistësh, që punon në sektorin publik dhe që ka 3 fëmijë, ka përfituar në total 3,220 euro mbështetje financiare.
Murati ka shkruar:
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë një reagim që duket të jetë i drejtuar ndaj një postimit të sotshëm në rrjete sociale të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili kishte vizituar një familje që burim të ardhurash kanë pagat nga sektori publik.
Abdixhiku ka thënë se pagat e tyre sot vlejnë 50% se para dy viteve.
Murati, ndërkohë, ka bërë një përllogaritjesh nga masat mbështetëse që ka ofruar qeveria e Kosovës.
Sipas Muratit, nga ndihmat e qeverisë një çift profesionistësh, që punon në sektorin publik dhe që ka 3 fëmijë, ka përfituar në total 3,220 euro mbështetje financiare.
Murati ka shkruar:
Një çift profesionistësh që punojnë në sektorin e shëndetit publik, që kanë 3 fëmijë, dhe janë në pritje të fëmiut të katërt, vetëm nga masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, apo Pakos për Përballje me Inflacionin, kanë mundur të përfitojnë si në vijim:
Masa 3.5 – shtesa për lehona dhe fëmijë
Për 3 fëmijë i bie:
3 x 12 muaj x 10 euro, apo total
360 euro/vit shtesa për fëmijë
Masa 3.6 – shtesat për likuiditet familjar
Pakoja e prillit – 100 euro për të gjithë të punësuarit e sektorit publik që kanë pagën më pak se 1,000 euro, që për dy të punësuar i bie:
2 x 100, apo total
200 euro
Pakoja për Përballje me Inflacion – 50 euro/muaj për periudhën shtator 2022 – janar 2023, që për dy të punësuar i bie:
2 x 5 muaj x 50 euro, apo total
500 euro
Masa 4.1 – shtesa për pandeminë
10% e pagës (min. 60 euro) çdo muaj nga muaji gusht 2021 deri në janar 2023, që për dy të punësuar i bie:
2 x 18 muaj x 60 euro, apo total
2,160 euro shtesa për pandemi
Pra potencialisht, TOTAL prej 3,220 euro mbështetje direkte financiare për një familje të tillë.
Shto këtu edhe mbështetjen që pritet pas lindjes së bebes së re, ku nëna e punësuar përfiton 3 muaj nga 170 euro apo total 510 euro, ndërsa për beben shtesat jane 240 euro/vit.
Pra edhe 750 euro tjera, për ta ngritur totalin e mbështetjes në 3,970 euro.
Dhe kjo mbështetje enorme është pa llogaritur subvencionimin e përballueshmërisë së tarifave në vlerë prej 100 milionë euro, apo subvencionimin për kursim të energjisë elektrike, që e përfitojnë mbi 200 mijë famijle.
Kjo është Qeveria Kurti, Qeveria për të gjithë!
Kurse plani i opozitës është të ulet TVSH-ja në naftë.