GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Abdixhiku: Tirana epiqendër rajonale ku po gdhendet e ardhmja e vet kontinentit- Kosova nën sanksione, pa institucione

16/05/2025
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Abdixhiku heq dorë nga ngërçi politk, tash thotë se po merret me zgjedhjet lokale – E bënë këtë veprim
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar me një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale, teksa Tirana pret sot liderët e 47 vendeve të Evropës në një samit historik të Procesit të Berlinit.

Abdixhiku e ka përshkruar Tiranën si epiqendër të re rajonale, ndërsa ka vënë në kontrast zhvillimet pozitive në Shqipëri me gjendjen që po përjeton Kosova, të cilën e cilëson si të mbetur në vendnumëro, pa institucione funksionale dhe pa ndjenjën e urgjencës për kohën.

“Evropa sot po zbarkon në Tiranë. E gjitha. Me plot 47 liderët e saj. Në Tiranën që tashmë, si epiqendër e re rajonale, është bërë shtëpi nga ku po gdhendet e ardhmja e vet kontinentit”, shkruan Abdixhiku.

Ndërsa Shqipëria po përjeton një moment krenarie në skenën evropiane, Abdixhiku shpreh shqetësimin e thellë për situatën në Kosovë, duke theksuar se vendi vazhdon të mbetet nën masa e sanksione dhe i paralizuar institucionalisht.

“Kosova, ndërsa, vazhdon të mbetet nën masa e sanksione. Vazhdon të mbetet dhe pa institucione. Mbi të gjitha, vazhdon të mbetet pa ndjenjën e urgjencës për kohën”, thekson ai.

Sipas tij, zhvillimi, mirëqenia dhe progresi shoqëror janë të paarritshme për një klasë politike që, siç thotë ai, është e përqendruar vetëm në shijimin e pushtetit.

Abdixhiku bën thirrje për një rizgjim kombëtar, duke deklaruar se ky rizgjim nuk mund të vijë nga ata që nuk e njohin nevojën, por nga vetë populli i Kosovës.

“Sot, ky rizgjim Kosovë, kërkon urgjencë. Kjo urgjencë nuk vjen nga ata që nuk e njohin nevojën. Vjen nga populli i Kosovës që rizgjohet”, përfundon Abdixhiku, duke uruar Shqipërinë me fjalët: “Shqipërisë, vetëm përgëzime.”

Tags: epiqenderkosovaLumir AbdixhikuProcesi i Berlinittirana
ShareTweetShare
Previous Post

Aksident trafiku në Shipol, katër vetura të përfshira

Next Post

Meloni: Të këmbëngulim për armëpushim të pakushtëzuar mes Ukrainës dhe Rusisë

Next Post
Meloni: Të këmbëngulim për armëpushim të pakushtëzuar mes Ukrainës dhe Rusisë

Meloni: Të këmbëngulim për armëpushim të pakushtëzuar mes Ukrainës dhe Rusisë

Lajmet e fundit

Rusia paralajmëron Ukrainën: Nëse na prekni më 9 maj, Kievi mund të mos jetë më të nesërmen

Ukraina dhe Rusia arrijnë marrëveshje në Stamboll, do të shkëmbehen 1 mijë të burgosur

16/05/2025
Themelohet Federata “Arbëria”– Një Platformë Gjithëkombëtare për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar

Themelohet Federata “Arbëria”– Një Platformë Gjithëkombëtare për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar

16/05/2025

Blerim Kuçi i bashkohet LDK-së, sot zyrtarizohet aderimi

16/05/2025
Ushtarët turq patrullojnë nëpër komunat e Kosovës

Ushtarët turq patrullojnë nëpër komunat e Kosovës

16/05/2025
Presidentja Osmani viziton El Salvadorin

Kallas javën e ardhshme në Kosovë, Osmani s’e pret – ka vizitë jashtë shtetit

16/05/2025
Donalt Trump publikon hartën e re me Kanadanë brenda ShBA-ve, duke “çmend rrjetin”

Donald Trump bëhet gjysh për herë të 11

16/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Rusia paralajmëron Ukrainën: Nëse na prekni më 9 maj, Kievi mund të mos jetë më të nesërmen

Ukraina dhe Rusia arrijnë marrëveshje në Stamboll, do të shkëmbehen 1 mijë të burgosur

16/05/2025
Themelohet Federata “Arbëria”– Një Platformë Gjithëkombëtare për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar

Themelohet Federata “Arbëria”– Një Platformë Gjithëkombëtare për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar

16/05/2025

Blerim Kuçi i bashkohet LDK-së, sot zyrtarizohet aderimi

16/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.