Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka konsideruar si lajm të keq për shqiptarët anulimin e Mbledhjes së dy Qeverive.
Sipas tij, Kosova po e vazhdon rrugëtimin drejt izolimit dhe vetmisë.
“Kosova fatkeqësisht vazhdon të rrugëtoj drejt izolimit e vetmisë. Këtë herë, si asnjëherë, mbetëm dhe pa Shqipërinë. Po mbesim dhe do të mbesim pa secilin aleat që qëndronte me ne në çdo etapë të vështirë.
Kjo s’është Kosova që e kishim menduar ndonjëherë” ka thënë mes të tjerash Abdixhiku.
I pari i LDK-së shton se rrugëtimi i Kurtit, jo vetëm se është përplasës me perëndimin, është gjithashtu edhe rrezikues për shtetësinë e Republikës.
“Rrugëtimi i Kurtit, përplasës me perëndimin, rrezikon vet shtetësinë e Republikës. Në vend se të sillet si një Kryeministër i përgjegjshëm, një që ruan partneritetet e avancon kauzat kombëtare drejt perëndimit, ai sjellë krizë dhe izolim. Aventura e tij politike nuk mund të jetë përfaqësimi ynë popullor.”
Abdixhiku thekson se Kosovës i duhen miqtë dhe partnerët strategjikë.
Ky është reagimi i plotë i tij:
Lajmi për anulimin e mbeldhjes së përbashkët të dy qeverive është lajm i keq për shqiptarët, në Kosovë, në Shqipëri, në Luginë, Maqedoni e Mal të Zi.
Kosova fatkeqësisht vazhdon të rrugëtoj drejt izolimit e vetmisë. Këtë herë, si asnjëherë, mbetëm dhe pa Shqipërinë. Po mbesim dhe do të mbesim pa secilin aleat që qëndronte me ne në çdo etapë të vështirë.
Kjo s’është Kosova që e kishim menduar ndonjëherë.
Rrugëtimi i Kurtit, përplasës me perëndimin, rrezikon vet shtetësinë e Republikës. Në vend se të sillet si një Kryeministër i përgjegjshëm, një që ruan partneritetet e avancon kauzat kombëtare drejt perëndimit, ai sjellë krizë dhe izolim. Aventura e tij politike nuk mund të jetë përfaqësimi ynë popullor.
Kosovës i duhen miqtë.
Kosovës i duhen partnerët strategjik.