Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin diskutoi për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e tensionuar në veri të vendit.
Nga kjo parti bëjnë të ditur se Abdixhiku e njoftoi Abbottin për qëndrimin e LDK-së lidhur me ngjarjet në veri si dhe nevojën që në momente të tensioneve e provokimeve nga Serbia, ecja e përbashkët me aleat për të përballuar një krizë është domosdoshmëri.
“Në këtë moment, Kosovës i duhen gjithë miqtë e saj; përplasja me ta është devijim strategjik e dështim diplomatik me pasoja afatgjata”, thuhet në kumtesën e LDK-së.