Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit dhe analistit Valon Syla nga tre persona të dyshuar.
Abdixhiku ka thënë se ky është sulm ndaj fjalës dhe vendimit të lirë.
“Angazhimi ynë për një shoqëri të lirë dhe demokratike nënkupton angazhimin për mbrojtjen e fjalës së lirë të secilit. Prandaj sulmi ndaj gazetarit Syla është sulm ndaj këtij angazhimi. Ftoj organit e rendit dhe drejtësisë të gjejnë sulmuesit dhe të njëjtit t’i vënë para vet drejtësisë”, ka thënë Abdixhiku.