Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku, është pritur sot nga Kongresmeni demokrat Ritchie Torres, njëkohësisht bashkëkryesues i Grupit për Shqiptarët në Kongresin Amerikan.
Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook tha se në këtë takim kanë pasur një diskutim të hapur e shumë përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit në Kosovë e rajon.
Biseduam dhe për aspiratat e popullit të Kosovës në rrugëtimin euroatlantik si dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së SHBA-ve në këtë rrugëtim. Si njohës i mirë i çështjes shqiptare dhe nevojave të Republikës sonë, Kongresmeni Torres ofroi mbështetje të parezervë”.
Ai tha se e falënderoi kongresmenin Torres për gjithë kontributin e dhënë në Kongres.
“Në veçanti, populli ynë do të jetë gjithmonë mirënjohës për angazhimin e pandalshëm të tij drejt zbardhjes së fatit të të zhdukurve dhe nevojës për vënie të drejtësisë nga lufta e fundit në vend.
Kongresmenin Torres do të jetë këtë javë për vizitë në Kosovë. Përveçse do të gjej një vend të bukur me histori plot, do të gjej dhe një popull mirënjohës për rolin e SHBA-ve në Kosovë”.