Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka uruar ditën e Kushtetutës.
Ai në këtë postim ka publikuar ministrat: Haxhiu, Nagavci, Svecla, Hajdari dhe Murati, duke I quajtur si shkelësit e Kushtetutës.
Më tutje, Abixhiku ka pyetur se a është dy ndryshimi për të cilin kishte Kosova?
Postimi I plotë:
Në Ditën e Kushtetutës, le t’i kujtojmë shkelësit e saj. Ata të konfirmuar tashmë, e të tjerët në pritje.
Do të thonë se janë shkelje të lehta këto; se Kushtetuta është shkelë dhe nga të tjerët më parë. Por a është ky ndryshimi për të cilin Kosova kishte e ka aq shumë nevojë? Që pushtetarët e paprekshëm, të qëndrojnë mbi ligj e mbi Kushtetutë?
Urime Dita e Kushtetutës qytetarë. Kosovën do ta bëjmë vërtetë më të mirë një ditë. Sepse vendi ynë meriton më shumë; meriton më mirë!