Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim bashkëbisedues të një delegacioni të të partisë austriake të përbërë nga presidentjae Akademisë Politike të ÖVP, Bettina Rauch, europarlamentarin, Lukas Mandl si dhe një ekip në përbërje të deputetëve e politikanëve austriak.
Abdixhiku tregoi se ka prezantuar vlerat që të dyja partitë ndajnë dhe dakordimin për intensifikim të bashkëpunimit.
“Nuk kisha se si të mos e filloja prezantimin tim me vlerat e përbashkëta që si parti ndajmë; bashkëpunimin në kuadër të EPP-së; e mbështetjen e kancelarëve të ndryshëm austriak në rrugëtimin euroatlantik të vendit tonë. U prezantova po ashtu qëndrimet e tona karshi proceseve të rëndësishme në të cilat po kalon Kosova, sikurse dhe reformat e brendshme partiake që po na sjellin rritjen e pritshme.”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
“Në një atmosferë miqësore u dakorduam që bashkëpunimi ynë të intensifikohet mbi bazën e shkëmbimit të përvojave tona e programeve specifike që ngrisin nivelin tonē partiak në standarde evropiane. Përvoja e partisë më të madhe austriake, është vlerë që do ta përvetësojmë mençur në këtë drejtim.”, përfundoi i pari i LDK-së