Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar të mërkurën komunitetin e sporteve elektronike Kubix gaming center.
Ai ka premtuar mbështetje për komunitetin e sporteve elektronike.
“Jam adhurues i madh i sportit dhe në kohën e lirë jam gamer çka po e dua shumë është kultura që po ndërtohen në Kosovë gradualisht edhe i përgëzoj për punën që e bëni këtu. Si shtet mundeni me më ndihmuar shumë por në një çështje mundemi me më ndihmuar është ndërtimi i një pingball 8 milionë euro janë investim. Do të thotë do të jenë dy tre mijë ulëse kapacitet dhe gara të mëdha. Projektin e kemi prezantuar bashkë me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama, është afër stadiumit kombëtarë të futbollit”
Këtij komuniteti, Abdixhiku u premtoi ndërtimin e “gaming hall” në Bërnicë.