Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim plot entuziazëm me banorët e Bregut të Diellit, duke mbyllur kështu një ditë intensive të fushatës së tij zgjedhore.
Takimi u mbajt në shkollën “Ismail Qemali”, ku qytetarë të shumtë të kësaj zone u mblodhën për të dëgjuar planin për 1.5 miliard euro investime në kryeqytet.
“Sonte foli lagjja ikonike e Kryeqytetit, ajo e Bregut të Diellit. Në shkollën ‘Ismail Qemali’ na pritën – si rrallë herë më parë – qindra qytetarë e banorë të kësaj lagje. Vendi ishte i vogël, prandaj do të shihemi së shpejti me gjithë Degën në një ngjarje të madhe! Ishte festë! Ishte plot energji! Dhe këtu u shpalosa 1.5 miliard investimet për qytetin tim, qytetin e tyre, Kryeqytetin tonë!” , shkroi ai mes tjerash.